Bota

1,000 ditë luftë në Ukrainë/ Zyrtari amerikan, Lloyd Austin: Putin ka dështuar të arrijë "qëllimet strategjike"

“Ushtria më e madhe në Evropë ka pushtuar fqinjin e saj, i cili ka një inventar shumë më të vogël, shumë më pak kapacitet dhe 1000 ditë më vonë, ka arritur shumë pak sukses”, u tha Austin gazetarëve në Laos, raporton CNN.

20 Nëntor 2024, 17:14 Nga ZH.LL
1,000 ditë luftë në Ukrainë/ Zyrtari amerikan, Lloyd Austin:
Lloyd Austin

UKRAINË- Pesidenti rus Vladimir Putin ka dështuar të arrijë “qëllimet strategjike” në më shumë se 1000 ditë lufte në Ukrainë, tha të mërkurën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Ushtria më e madhe në Evropë ka pushtuar fqinjin e saj, i cili ka një inventar shumë më të vogël, shumë më pak kapacitet dhe 1000 ditë më vonë, ka arritur shumë pak sukses”, u tha Austin gazetarëve në Laos, raporton CNN.

“Kjo luftë ka vazhduar për 1000 ditë dhe Putin ka dështuar në çdo rast për të arritur asnjë nga qëllimet e tij strategjike”, shtoi ai.

Sipas tij, Ukraina i ka dëshmuar botës se është e mundur që një shtet më i vogël, me më pak kapacitet, të mbrojë sovranitetin e tij territorial, nëse popullsia e saj është e përkushtuar dhe nëse ka disa nga burimet që nevojiten për ta bërë këtë. 

"Disa nga agresorët në botë e kanë kuptuar se kjo nuk është aq e lehtë sa duket dhe se kjo ka koston e vet. Unë mund t'ju garantoj se autokratë në mbarë botën po e shikojnë këtë dhe po mbajnë shënime," tha ai.

lloyd austin 1000 dite lufte lufta ne ukraine rusia vladimir putin

Sondazh

Poll