Bota

Ukraina lëshon për herë të parë raketa britanike "Storm Shadow" drejt Rusisë, një ditë pasi përdori "Atacms" të SHBA

Sulmi vjen pas përdorimit të parë nga Ukraina të raketave amerikane "Atacms" me rreze të gjatë veprimi në tokën ruse të martën, pas autorizimit nga presidenti amerikan Joe Biden.

20 Nëntor 2024, 17:23 Nga ZH.LL
Ukraina lëshon për herë të parë raketa britanike
raketa 'Storm Shadow"

UKRAINA- Ukraina ka lëshuar për herë të parë raketa "Storm Shadow" të prodhimit britanik në objektiva ushtarake në Rusi, raportojnë burime për Sky News.

Sulmi vjen pas përdorimit të parë nga Ukraina të raketave amerikane "Atacms" me rreze të gjatë veprimi në tokën ruse të martën, pas autorizimit nga presidenti amerikan Joe Biden.

Një zyrtar perëndimor i informuar për sulmin tha se të paktën një objektiv ushtarak rus ishte qëlluar nga disa raketa.

Një blog ushtarak rus pro-luftës në aplikacionin e mediave sociale Telegram postoi të mërkurën foto të atyre që tha se ishin fragmente nga një raketë Storm Shadow, duke përfshirë gdhendje që e tregojnë atë si të tillë.

Kievi u është lutur për muaj të tërë aleatëve perëndimorë që të përdorin armët e tyre me rreze të gjatë për të goditur territorin rus ndërsa trupat ukrainase luftojnë për të mbajtur tokën që kanë pushtuar në rajonin e Kurskut.

Përdorimi i Ukrainës i "Storm Shadows" dhe raketave ekuivalente të Francës "Scalp" u diskutua në bisedat jozyrtare midis zyrtarëve perëndimorë në margjinat e samitit të G20 në Rio de Zhaneiro këtë javë, thonë burimet që kanë qenë të pranishëm.

Ukraina nuk e ka konfirmuar përdorimin e raketave Storm Shadow në Rusi, por vendosja e tyre është raportuar gjerësisht në mediat britanike.

 

 

 

 

 

ukraina storm shadow britani rusi

Sondazh

Poll