Politike

Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Do ngremë kontrolle në shkolla dhe klasa me kamera inteligjente

Gjatë deklaratës për mediat, Rama theksoj se po punojnë për një projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara për rritjen e sigurisë dhe me rezultate mbresëlënëse për sigurinë dhe ndalimin e bullizimit.

20 Nëntor 2024, 12:57 Nga I.A
Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Do ngremë kontrolle në shkolla dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po punon për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave.Gjatë deklaratës për mediat, Rama theksoj se po punojnë për një projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara për rritjen e sigurisë dhe me rezultate mbresëlënëse për sigurinë dhe ndalimin e bullizimit.



"Siç e kam lajmëruar që në fillimet viti shkollor, jemi duke punuar për ngritjen e nje sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe të çdo klase ne kuadrin e sistemit të ri kombëtare të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe qyteteve. Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të bashkuara, që kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen e sigurisë dhe me rezultate mbresëlënës për sigurinë dhe ndalimin e bullzimit. Synojmë ta përmbyllim plotësisht për 20 muaj, po ashtu, hap pas hapi shkollat do pajisen me këtë sistemi. Prej disa vitesh kemi ndaluar futjen e celularëve në shkolla, por është koha për të shikuar seksionet për shkelet e këtij rregulli," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll