Politike

"Po atë bandit, djalin e ish-gjykatësit, që vjen këtu dhe nxjerr armë"/ Një vit më parë Rama akuzonte Klaudio Prendin se kërcënonte pukjanët për vota (VIDEO)

Një vit më parë kryeministri Edi Rama nga fushata e tij elektorale në Pukë, viktimën e cilëson si bandit.

20 Nëntor 2024, 12:51 Nga r.ll
"Po atë bandit, djalin e ish-gjykatësit, që vjen këtu
klaudio prendi, edi rama

TIRANË- Kryeqyteti është tronditur ditën e djeshme nga një atentat i bërë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku viktimë mbeti Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqatarit të GJKKO-së, Fran Prendi. 

Një vit më parë kryeministri Edi Rama nga fushata e tij elektorale në Pukë, viktimën e cilëson si bandit. Ky i fundit sipas kryeministrit, kërcënonte me armë pukjanët për të siguruar vota.

"Po atë bandit, djalin e gjykatësit të larguar nga vettingu për korrupsion, që vjen këtu dhe nxjerr armë në Pukë. Çfarë e kanë atë ndërtuesin e ardhshëm të pallateve apo e kanë sjellë këtu për drejtor të planifikimit të zhvillimit strategjik virtual të Pukës", shprehej Rama asokohe.

 

Klaudio Prendi u qëllua për vdekje me armë zjarri me silenciator, teksa doli nga një lokal dhe po hipte në makinën e tij. Dyshohet se 28-vjeçari kishte një borxh prej 15 mijë eurosh, ndërsa thuhet se ditët e fundit Prendi kishte pasur përplasje me disa persona për këtë arsye. Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi është shprehur se nuk ka asnjë informacion apo dyshim se përse ka ndodhur vrasja, ndërsa ka bërë thirrje autoriteteve të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

edi rama klaudio prendi

Sondazh

Poll