Politike

"Ata që derdhin lot krokodili janë nxitës të dhunës"/ Rama: Parlamenti është një shkollë e hapur dhune

Gjithashtu Rama shtoi se ata do të bëjnë çdo gjë për të lehtësuar fëmijët nga presioni i hatashëm i rrjeteve sociale.

20 Nëntor 2024, 13:01 Nga I.A
"Ata që derdhin lot krokodili janë nxitës të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çdo kush prej nesh duhet që të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e fëmijëve në vend. Duke folur për mediat, Rama theksoi se fëmijët duhet që të mbrohen nga ekranët e telefonave si dhe të televizorave.

Po ashtu Rama theksoi se salla e Parlamentit është një shkollë e hapur dhunë e nxitësi ndaj saj. Gjithashtu Rama shtoi se ata do të bëjnë çdo gjë për të lehtësuar fëmijët nga presioni i hatashëm i rrjeteve sociale.

"Gjithsecili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë në pjesën e vet të fronin për mbrojtjen e fëmijëve, nis brenda mureve të shtëpisë, vazhdon brenda shkollës, dhe më pas në ekranet e TV ku shumica e tyre derdhin lot krokodili janë në fakt lëvrues të papërgjegjshëm të gjuhës së dhunës dhe nxitës të saj. Duke përfshirë edhe sallë e Parlamenti që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj.

I siguroj prindërit se unë personalisht në pjesën time të frontit së bashku me kolegët e qeverisë të bëjmë të gjitha gjërat e mundura për të lehtësuar fëmijët tanë nga presioni i hatashëm i rrjeteve sociale dhe për të rritur cilësinë e rrjeteve sociale. Pres me padurim rezultatin e këshillimit të prindërve lidhur me qasjen që duhet të zgjedhim për TikTok SnapChat apo të dyja bashkë. Nga hulumtimet tona janë dy burimet më pjellore të çoroditjes, të nxitjes së dhunës dhe akteve të bullizmit deri dhe në tragjedi si kjo e fundit nga e cila ne duhet të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe si shtet me përgjigje sa më efektiv," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll