Aktualitet

Po manovronte me motor në oborrin e banesës, 31-vjeçari rrëzohet dhe dëmtohet në kokë, humb jetën i riu në Gramsh

Mësohet se i riu po manovronte me motomjet në oborrin e banesës së tij kur aksidentalisht është rrëzuar. Policia bën me dije se viktima ra në gurët e oborrit dhe u dëmtua në kokë.

20 Nëntor 2024, 08:47 Nga N.F
Po manovronte me motor në oborrin e banesës, 31-vjeçari
Foto ilustruese

GRAMSH- Një 31-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Gramsh. Mësohet se i riu po manovronte me motomjet në oborrin e banesës së tij kur aksidentalisht është rrëzuar. Policia bën me dije se viktima ra në gurët e oborrit dhe u dëmtua në kokë.

Dëmtimet në kokë ishin fatale dhe i morën jetën të riut. Ngjarja e rëndë ndodhir rreth orës 02:50, në fshatin Gribë. 31-vjeçari  ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Gramsh/Informacion paraprak. Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

humb jeten 31-vjeçari ne gramsh

Sondazh

Poll