Aktualitet

Produktet shqiptare bllokohen në kufij, BE e SHBA 'mbyllin dyert'

Gjatë dekadës së fundit, më shumë se gjysma e refuzimeve erdhi nga tregu i BE-së dhe pjesa tjetër nga Kina e SHBA. Por, që tregu të hapet, po  merren masat që prodhimet të kenë standard.

19 Nëntor 2024, 21:06 Nga I.A

Produktet shqiptare bllokohen në kufij, BE e SHBA 'mbyllin dyert'

TIRANË- Një pjesë e prodhimet bujqësore shqiptare nuk shiten jashtë vendit për shkak të cilësisë së tyre. Por që tregu të zgjerohet, fermerët do të ndihmohen të rrisin standardet në tokat e tyre. Prodhuesit shqiptarë përballen me refuzimin e produkteve bujqësore në kufi, për shkak të mungesës së cilësisë dhe standardeve. Gjatë dekadës së fundit, më shumë se gjysma e refuzimeve erdhi nga tregu i BE-së dhe pjesa tjetër nga Kina e SHBA. Por, që tregu të hapet, po  merren masat që prodhimet të kenë standard.

“Ne mbështesim ekonominë e Shqipërisë dhe është thelbësore për ajo që të zhvillojë dhe të ruajë një infrastrukturë cilësore, duke forcuar edhe besimin mes biznesit dhe konsumatorit”, tha Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri

Bashkimi Europian është tregu me shkallën më të lartë të refuzimeve të produkteve shqiptare me 58 për qind të rasteve, ndjekur nga Kina me 31 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 11 për qind të bllokimeve. Vendi do të ndihmohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial për të zgjidhur këtë problematikë.

“Cilësia dhe standardet nuk kanë të bëjnë thjeshtë me kërkesa, por ndikojnë në rritjen ekonomike dhe barazinë sociale. Nisma e përbashkët nga UNIDO dhe SECO është një program që funksionon në të gjithë botën për të forcuar kapacitetet e SME-ve dhe për të lehtësuar qasjen e tyre ne tregje si ne nivel vendi ashtu dhe në nivel global”, tha Fiona McCluney, Përfaqësuesja e Përhershme e OKB në Shqipëri.

Eksportet bujqësore kushtuan 550 mln euro në vitin 2023, dhe objektivi që ato të arrijnë 1 mld euro në 2030 cenohet nga refuzimet në kufi.

“Në Shqipëri, refuzimet e tregut kanë qenë një pengesë, dhe është e rëndësishme të trajtojmë produktet me forcimin e cilësisë dhe harmonizimin e tregut me Bashkimin Europian”, Dorina Nati, Menaxhere Programi, GQSP

Forumi Kombëtar mbi Cilësinë dhe Standardet i organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial, trajtoi edhe mundësitë që kanë prodhuesit e vegjël dhe të mesëm në vend që të rrisin cilësinë e standardet.

ruth huber fiona mccluney dorina nati

Sondazh

Poll