Politike

Apeli nuk ndryshoi masën e sigurisë, Kryemadhi: Ka falsifikime me keqdashje nga SPAK, prokurorët të papërgatitur

Gjatë fjalës së saj për mediat, Kryemadhi tha se çdo pretendim për Ilir Metën në lidhje me fshehjen e pasurisë ka rënë. 

19 Nëntor 2024, 17:23 Nga I.A
Apeli nuk ndryshoi masën e sigurisë, Kryemadhi: Ka falsifikime me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se në seancën e sotme prokurorët e Prokurorisë së Posaçme ishin të papërgatitur. Gjatë fjalës së saj për mediat, Kryemadhi tha se çdo pretendim për Ilir Metën në lidhje me fshehjen e pasurisë ka rënë. Po ashtu Kryemadhi tha se letërporositë e ardhura nga Çekia dhe SHBA hedhin poshtë pretendimet e rreme të prokurorëve.

"Ajo që është e re e gjithë kësaj gjëja, prokurorët ishin të papërgatiur përballë fakteve që unë dje kam parë nga fashikujt e letërporosive nga SHAB dhe Çekia dhe Austria. Theksoj se sigurisht se metodologjia e prokurorëve ishte në nivelin e një studentit të vitit të parë të juridikut. Argumentimet ishin shumë qesharake dhe të bazuara në falsifikim. 34 fashikujt që pashë rezultojnë falsifikime me keqdashje për çështjen 122 dhe CEZ DIA. Dua të theksoj se hetimet financiare janë manipuluar deklarimet e pasurive tona që do i sqaroj nesër.

Rezulton se edhe letërporositë nga SHBA, përsëri ka një deklaratë të rremë që ligji federal i dënon me 5 vjet burg dhe cënon marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh SHBA-Shqipëri. Prokurorët ishin të papërgatitur dhe më pas kaluan në artikujt e gazetareve të shkruara nga mediat e inceneratorëve. Tregoi se çuditërisht se që në emërimin e një kryeprokurori të ri në SPAK nuk është ndaluar asnjë kg drogë në portin e Durrësit. Porti i Durrësit premtimi kryesor i kryeprokurorit të SPAK, sot drejton policinë e shtetit dhe SPAK.

Me fakte do njihemi në vazhdim. Beteja është ballë për ballë dhe do përballemi në të gjithë sistemet e drejtësisë. Falsifikimet në dosje, e mbani mend se si e rrëmbyen kolegun tuaj. Falsifikimet janë shpërndarë në portale të paguara nga inceneratori i Tiranës. Nga ana tjetër dua tju bëj me dije se çështja e inceneratorit nuk është krim intelektual, tregon se si SPAK është një strukturë e drejtuar nga Rama dhe Veliaj. Do njihemi me dokumentat, edhe për analizën financiare të familjes sime dhe prindërve dhe falsifikimet e prokurorëve të SPAK," tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll