Politike

Ministri i Financave replikon me Leskaj: Borxhi publik është në rënie! Malaj: Qeveria po harton një skemë të re pensionesh

“Ulja në raport me PBB-në në 50 % vjen si rezultat i mbiçmimit të lekut dhe nga rritja nominale e PBB-së. Borxhi publik që qeveria ka futur qytetarët është sa dyfishi i borxhit publik. Po kështu borxhi publik për frymë është 1.6-1.8 herë më i lartë“, tha Leskaj.

19 Nëntor 2024, 15:43 Nga ZH.LL
Ministri i Financave replikon me Leskaj: Borxhi publik është në
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka replikuar me deputetin demokrat Bujar Leskaj, pasi ky i fundit e akuzon për rritjen e borxhit publik. Nga ana tjetër, ministri Malaj hedh poshtë akuzat duke deklaruar me shifra se në fakt, sot borxhi publik është në rënië.

“Ulja në raport me PBB-në në 50 % vjen si rezultat i mbiçmimit të lekut dhe nga rritja nominale e PBB-së. Borxhi publik që qeveria ka futur qytetarët është sa dyfishi i borxhit publik. Po kështu borxhi publik për frymë është 1.6-1.8 herë më i lartë“, tha Leskaj.

Në përgjigje të Leskaj, ministri Malaj deklaroi se sot borxhi publik është rreth 14% më i ulët se sa në vitin 2013. 

“Sot borxhi publik është 14 % më i ulët. Borxhi publik për frymë ka qenë 2, 300 euro në 2013-ën, por të ardhurat vetëm 3, 300 euro pra diferenca ishte 1 mijë euro. Sot borxhi publik për frymë është 5, 200 euro, por të ardhurat për frymë janë 10, 300 euro që do të thotë diferenca është 5 mijë euro”, deklaroi Malaj.

Ndërsa deklaronte në lidhje me borxhin publik që nga koha kur mazhoranca ka ardhur në pushtet, ministri Malaj solli në vëmendje edhe skemën e pensioneve. Malaj tha se qeveria po harton një skemë te rë pensionesh përmes së cilës do të ketë rritje të penisoneve në vend, por deri sa kjo skemë të jetë gati pensionistët do të mbështet me bonuse. 

Në lidhje me këtë, Malaj tha se bonusi i pensionistëve u rrit me 3 herë për pensionet deri në 20 mijë lekë dhe 2 herë për ato mbi këtë vlerë. Ndërsa shtoi se edhe në projektbuxhetin e vitit 2025 parashikohet një fond në varësi të performancës së ekonomisë.

 

petrit malaj bujar leskaj borxhi publik skema e pensioneve

Sondazh

Poll