Aktualitet

Vrasja e Klaudio Prendit/ 28-vjeçari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve, reagon policia: Te liqeni i Farkës është djegur një "Audi", vijojnë hetimet!

Më tej bëhet me dije se ndaj 28-vjeçarit dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. I riu është  transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Policia më tej në njoftim bën me dije se rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi".

19 Nëntor 2024, 08:05 Nga N.F
Vrasja e Klaudio Prendit/ 28-vjeçari humbi jetën në spital si
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 28-vjeçarit, Klaudio Prendi. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia e cila bën me dije se ngjarja ka ndodhur  rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko".

Më tej bëhet me dije se ndaj 28-vjeçarit dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. I riu është  transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Policia më tej në njoftim bën me dije se rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi". Në lidhje me ngjarjen vijojnë hetimet  zbardhjen e plotë të vrasjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftmi i plotë:

Tiranë/Informancion paraprak

Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko" , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi". Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

vrasja e klaudio prendit policia

Sondazh

Poll