Aktualitet

Ekzekutohet i riu në Tiranë/ Viktima u mbajt nën vëzhgjim nga autorët, u qëllua me silenciator sapo doli nga lokali në “Xhamllik”, gjendet një mjet i djegur në Farkë

I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë. 

19 Nëntor 2024, 07:29 Nga N.F
Ekzekutohet i riu në Tiranë/ Viktima u mbajt nën vëzhgjim
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një 28-vjeçar është ekzekutuar në Tiranë pak pas mesanate. Viktima është identifikuar si Klaudio Prendi. Mësohet se i riu është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40.

I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë.  Ndërkohë, mësohet se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve.  Klaudio Prendi nuk është emer i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.

 

klaudio prendi

Sondazh

Poll