18 Nëntor 2024, 20:16
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha e vlerësoi rezolutën e CDI si ndëshkimin më të madh që ka marrë narkoregjimi i Edi Ramës. Berisha në fund të fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’, tha se regjimi ka marrë ndëshkimin më të rëndë në historinë e Shqipërisë pas diktaturës së Enver Hoxhës.
"Ne ritheksojmë rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës si përgjegjësi jetike të një vendi anëtar të NATO-s dhe kandidat për në BE, duke theksuar nevojën për masa urgjente për të thyer rrethin vicioz midis krimit dhe votave. CDI mbështet një gjyqësor të pavarur, i cili bazohet në respektimin e kushtetutës dhe ligjeve dhe nuk përdoret si armë politike kundër kundërshtarëve. Gjyqësori duhet t’u shërbejë njerëzve, duke u mundësuar shqiptarëve të gëzojnë plotësisht të drejtat dhe liritë e tyre.
Është në interesin e Shqipërisë të lejojë krijimin e një qeverie kujdestare, të bazuar në modelin e Maqedonisë së Veriut. Një qeveri kujdestare që mbikëqyr procesin zgjedhor dhe siguron integritetin e tij ishte një përvojë e suksesshme në Maqedoninë e Veriut. CDI do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe do të qëndrojë në mbështetje të partive të saj anëtare kësaj organizate në zgjedhjet e ardhshme dhe do të mbështesë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Edhe njëherë, mirënjohje të pakufijshme ndaj atyre që miratuan me konsensus këtë rezolutë. Mirënjohje të pakufijshme ju, gra dhe burra të pamposhtur që qendruat si luantë të vërtetë kundër këtij regjimi që sot ka marrë ndëshkimin më të rëndë në historinë e Shqipërisë pas diktaturës së Enver Hoxhës. Nderim të madh opozitës, që sot ka garantuar mbështetjen më të madhe në tërë ekzistencën e saj. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë! Fitore, fitore, fitore," tha Berisha.
sali berisha
Politike
18 Nëntor 2024, 20:09
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha, duke lexuar rezolutën e miratuar në Kamboxhia, theksoi se CDI dënon arrestimet burgos...
Politike
18 Nëntor 2024, 20:07
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka lexuar rezolutën e CDI-së para qytetarëve, që prej 322 ditësh po e mbë...
Politike
18 Nëntor 2024, 19:34
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar oratorët e tubimit te ‘Rruga e Shpresës’, të cil&e...
Politike
18 Nëntor 2024, 19:19
I.A
Fotoja
TIRANË- Fondi që zyra e OLAF ka dhënë për Serbinë dhe heqjen e fondit për Shqipërinë për shkak t&e...
Politike
18 Nëntor 2024, 17:56
M.B
Blendi Gonxhja
TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja foli sot në seancën maraton&...
Politike
18 Nëntor 2024, 17:25
ZH.LL
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri Ulsi Manja prezantoi sot nga foltorja e kuvendit buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë. Manja tha se 56%...
Politike
18 Nëntor 2024, 17:23
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Deputeti demokrat Edmond Spaho dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla kanë re...
Politike
18 Nëntor 2024, 16:47
ZH.LL
Erion Braçe
TIRANË- Diskutimi për buxhetin 2025 në kuvend ka kaluar në tensione të forta mes mazhorancës dhe opoz...
Politike
18 Nëntor 2024, 16:52
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Koncesioni i Check-UP ka dalë me një përgjigje për Komisionin Hetimor të Koncesioneve të...
Politike
18 Nëntor 2024, 15:19
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Deputeti Agron Shehaj pyeti ministrin e Financave Petrit Malaj në Kuvend mbi emërimin në krye të hetimit tati...