Sport

Marquinhos, kapitenit të Brazilit, u bën apel tifozëve të Seleçaos…

“Të gjithë këtu, kanë erdhur për të veshur fanelën e ekipit brazilian me shumë krenari, shumë besim, shumë shpresë dhe shumë dinjitet. Ne e jetojmë këtë moment sikur të ishte i fundit i jetës sonë, sikur të ishte një mundësi unike”.

19 Nëntor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Marquinhos, kapitenit të Brazilit, u bën apel tifozëve të

BRAZIL - Marquinhos, kapiteni i Brazilit, u dha një mesazh prekës tifozëve të Seleçaos, dy ditë përpara se të përballet me Uruguajin, për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, mbrojtësi u kërkon tifozëve brazilianë t’i qëndrojnë pranë kombëtares së tyre.

Ja si shprehet ai: “Mos e braktis skuadrën braziliane, mos na lini mënjanë! Ky është cikli im i tretë në Botëror dhe mund të them me siguri se të gjithë këtu, kanë erdhur për të veshur fanelën e ekipit brazilian me shumë krenari, shumë besim, shumë shpresë dhe shumë dinjitet. Ne e jetojmë këtë moment sikur të ishte i fundit i jetës sonë, sikur të ishte një mundësi unike.

Sa më përket mua, sa herë vij këtu, është me shumë krenari dhe lumturi. Veshja e fanelës së ekipit brazilian është një privilegj për të gjithë këtu. Ne e dimë se shumë njerëz e mbështesin dhe ndjekin ekipin brazilian.

Ne shohim fëmijët në derën e hotelit tonë, të cilët janë shumë krenarë që shohin lojtarët. Pra, mos e humbni kurrë këtë pasion sepse është Brazili, janë brazilianët dhe ne në ekip jemi shumë krenar dhe shumë të nderuar që jemi këtu”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll