Sport

Nations League / Ja cilat janë llogaritë e mbyllura deri më tani! - VIDEO

Serbia e Danimarka kanë barazuar në “luftën” për kalimin në çerekfinale, mirëpo në fund e kanë mbyllur sfidën pa gola, duke mos ndryshuar asgjë në renditje në javën e fundit të fazës së grupeve.

19 Nëntor 2024, 00:12 Nga DOSJA
Nations League / Ja cilat janë llogaritë e mbyllura deri më tani!

PORTUGALI - Kanë përfunduar katër sfidat e mbrëmjes së kësaj të hëne, që ka ulur siparin e fazës së parë të Nations League, në Grupit A1 e A4, ku në përgjithësi kanë prodhuar rezultate interesante.

Kështu, në Grupin A1, 'Luzitanët' portugezë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në transfertën kroate, pas golave të Joao Felix e Gvardiol, ndërsa Skocia triumfoi 2-1 ndaj Polonisë në Varshavë pas golave të John McGinn e Andrew Robertson, ndërsa për vendasit topin në rrejtë e dërgoi Piatkowski. 

Falë këtyre rezultateve, fazën çerekfinale e sigurojnë Portugalia e Kroacia, me 'Luzitanët' që kualifikohen si të parët e grupit, Skocia do të luftojë për mbijetesën në elitë, ndërsa Polonia rikthehet në Ligën B.

Në krahun tjetër, në Grupin A4, Serbia e Danimarka kanë barazuar në “luftën” për kalimin në çerekfinale, mirëpo në fund e kanë mbyllur sfidën pa gola, duke mos ndryshuar asgjë në renditje në javën e fundit të fazës së grupeve.

Danimarka e mbyll në vend të dytë, ndërsa serbët shkojnë në “play-out”. Fitore arriti Spanja, me 'Iberikët' që mundën me vështirë 3-2, Zvicrën pas golave të Yeremy Pino, Bryan Gil e Bryan Zaragoza, ndërsa më “Helvetët” rrugën e rrjetës e gjetën Monterio dhe shqiptari Andi Zeqiri.

Falë këtyre rezultateve, Spanja e Danimarka sigurojnë kalimin në çerekfinalet e këtij kompeticioni, me kampionët e Evropës që kalojnë si të parët. Pas tyre vjen Serbia, e cila do të luftojë për mbijetesën në elitë, ndërsa Zvicra ka prerë “biletën” për në Ligën B, teksa pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll