Politike

Fondet e OLAF të bllokuara/ Vendoset në formë proteste flamuri serb në Kuvend, Balla: Nuk krahasohemi me asnjë vend

Balla më tej refuzoi të fliste për vjedhjen e fondeve të OLAF dhe kundërshtoi krahasimet që u bën me Serbinë.

18 Nëntor 2024, 19:19 Nga I.A
Fondet e OLAF të bllokuara/ Vendoset në formë proteste flamuri
Fotoja

TIRANË- Fondi që zyra e OLAF ka dhënë për Serbinë dhe heqjen e fondit për Shqipërinë për shkak të vjedhjes ka bërë që Opozita në formë protestë të vendos flamurin serb në krahasim me flamurin shqiptar në Kuvend. Ndërkohë që Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i kërkoi opozitës që ta hiqnin.

“Hiqeni atë flamurin e një vendi tjetër këtu. Ç’pune keni me flamujt e vendeve të tjera që i varni këtu dhe shkruani emra shtetesh? Hiqini ato dhe mos bëni provokime kot,” u shpreh Balla.

Balla më tej refuzoi të fliste për vjedhjen e fondeve të OLAF dhe kundërshtoi krahasimet që u bën me Serbinë.

Keni që në mëngjes, foli parafolësi Serbia e ka kaq, Serbia e ka keq, ne e kemi kaq dhe s’e kemi kaq. Ne nuk krahasohemi me asnjërin nga këta vende. Nëse flasim për buxhetin, merrni buxhetin e Shqipërisë të vitit 2013 dhe krahasojeni me buxhetin e vitit 2025. Tre herë është rritur buxheti i shtetit shqiptar,” tha Balla.

seance plenare 18 nentor 2024

Sondazh

Poll