Politike

Buxheti 2025 në Kuvend/ Erion Braçe replika me opozitën: Nuk ka bonus për zgjedhje! Parashikohet skemë e re me dy bonuse për pensionistët

Socialisti Erion Braçe, nga foltorja e kuvendit i është përgjigjur opozitës duke kundërshtuar pretendimet e tyre për bonus në zgjedhje, pasi sipas tij pensionistëve iu është dhënë çdo vit bonus dhë jo vetëm kur ka zgjedhje

18 Nëntor 2024, 16:47 Nga ZH.LL
Buxheti 2025 në  Kuvend/ Erion Braçe replika me opozitën: Nuk
Erion Braçe

TIRANË- Diskutimi për buxhetin 2025 në kuvend ka kaluar në tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës, teksa këta të fundit kanë hedhur akuza në lidhje me transparencën e buxhetit.

Socialisti Erion Braçe, nga foltorja e kuvendit i është përgjigjur opozitës duke kundërshtuar pretendimet e tyre për bonus në zgjedhje, pasi sipas tij pensionistëve iu është dhënë çdo vit bonus dhë jo vetëm kur ka zgjedhje. Teksa përgënjeshtroi akuzat e opozitës, Braçe i quajti halucinacione pretendimet për të bërë pensionet sa pensioni minimal në Mal të Zi. 

Ndërsa në fund të fjalës, Braçe zbuloi dhe skemën e re që parashikohet për pensionet. Sipas një skeme të re të mundshme, Braçe thotë se do ketë dy bonuse për pensionistët në dhjetor dhe në pranverë.

"Gënjeshtra e dytë bonusin e bëni për zgjedhje dhe siç u provua bie në tokë, se çdo vit me zgjedhje apo pa zgjedhje pensionistët kanë marrë bonus. Gënjeshtar e tretë vjedhja e parave nga indeksimi që u bë mars. Kjo gënjeshtra bie në tokë. Gënjeshtra e katërt që shqiptarët nuk kursejnë, shifrat e bankës 85 mld lekë të futura në depozitat bankare, për 2024 deri në fund të tremujorit të dytë 86 mld lekë. Gënjeshtra tjetër borxhi është ulur nga kursi i këmbimit, referuar bankës 55% ka ndikuar rritje ekonomike PBB dhe deficiti ku ka qenë thelbi balanca primare. Te rritja ekonomike barrën e ka mbajtur turizmi dhe ndërtimi. Gënjeshtra tjetër që nga rritja ekonomike nuk ndodh asgjë, por kur është 4% në vit dhe kur vetëm 3 mujori dytë është 4.1% e GDP dhe është shoqëruar me rritje të punësimit natyrisht që ka ndikim dhe kur sipas BSH paga është rrit me 14-15% jo për sektorin publik por rritje në ekonomi. Kur rritja ekonomike shoqërohet dhe me rritje konsumi natyrisht që rritja ekonomike ka ndikim në ekonomi. Halucinacioni ishte që do i bëjmë pensionet sa pensioni minimal në Mal të Zi. Duke bërë një llogari për ta bërë pensionin 400 euro i duhen 1.2 mld euro të tjera. Kjo është të kalosh ylberin dhe ju e dini si quhet ai që kalon ylberin, pyetini se i keni aty në radhë. Gënjeshtra tjetër ishte që kursin i monedhës ka impaktuar prodhimin dhe mbështetet te paraja e zezë. Shikoni sa janë hyrjet veçanërisht nga eksportit, në 2023 u rritën me 25% në 2024 me 11%. Tani janë 8.7 mld euro eksportet dhe ky fluks paraje natyrisht që ka ndikuar tek kursi. Dhe gënjeshtra e fundit, ishte ajo me bujqësinë. Më vjen mirë që keni nis me fol për bujqësinë. Se kur flisja unë kolegu im këtu thonte prapë me shalqirin ti. Sa është çmimi uresë sot? Nuk e di asnjë. Po flisni rëndë për bujqësinë. Se oligarku i kësaj partie është ai që kontrollon treg e imputeve bujqësore. Thelbi është që çmimet kanë rënë, ureja është me 42 ;lekë nga 100 lekë që ishte, NPK është 58 lekë nga 110 lekë ishte që kur nisi kriza. Thelbi i seancës sot vërtitet tek pensionet, por ajo që u tha 100 euro dhe 150 euro pensione, natyrisht e çon vlerën e bonuesve e të paguara nga qeveria e PS në 540 mln. Skema e bonusit në pranverë, indeksim dhe bonus në  dimër dhe skema e pensionit jep shpresë. Unë mund të pres nga gjithkush që ka qenë këtu, nga ata të tjerët nuk pres së në ‘93 kur bëtë reformën pensioneve dënuat me vdekje çdo të moshuar që kishte dalë vetëm 1 vit më parë dhe vendosët një tavan duke mos i bërë të interesuar njerëzit për të paguar sigurimet. Dënuat me mjerim të gjithë ata tjerët që dolën në pension 1 ditë pas miratimit", tha Braçe. 

tirane kuvend buxheti 2025 erion brac

Sondazh

Poll