Politike

"Ti Taulant ke një problem të madh, hiqesh kompetent!" Balla replika me Spahon: Mondi si thua ka rënë bujqësia?! Eksportet janë rritur 4.5 herë

Pasi deputeti Spaho tha se bujqësia ka rënë, ministri Balla u përgjigj duke sjellë një shifër të eksporteve 4.5 herë më të lartë  krahasuar me vitin 2013, sipas tij.

18 Nëntor 2024, 17:23 Nga M.B
"Ti Taulant ke një problem të madh, hiqesh kompetent!" Balla
Taulant Balla

TIRANA- Deputeti demokrat Edmond Spaho dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla kanë replikuar në seancën plenare të ditës së sotme teksa vijon maratona e diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2025. Pasi deputeti Spaho tha se bujqësia ka rënë, ministri Balla u përgjigj duke sjellë një shifër të eksporteve 4.5 herë më të lartë  krahasuar me vitin 2013, sipas tij. Nga ana tjetër, Spaho tha se Balla bën kompetentin për çdo gjë.

Pjesë nga debati:

Balla: Pensionet rriten kur rriten taksat. Në 2023 është 550 milion euro eksporte në bujqësi. 550-ja dhe 120-ja Mondi kush është më e madhe? Lulin e kam pyetur por thashë të pyes ty. Më bëhet qejfin kur thua pyet Lulin. Ore kjo 120-ja është më e vogël apo më e madhe. 4 herë Mondi. Dole këtu the ka ra bujqësia. Ri ka ra kur është 4.5 herë më e madhe eksporti. Natyrshëm dhe konsumatori është rritur Mondi. Ti llogarisësh në 2013 turistë ata që vinin si delegacion. Sot është rritur konsumi me disa fish dhe prandaj ka një rritje edhe të nivelit të importeve. Do kemi boll këto 24 orë. Ju jeni të mëdhenj keni thirrur edhe protestë nesër. Nesër luan kombëtarja Mondi.

Spaho: Jam këtu për opozitë dhe bëj opozitë dhe të evidentoj gjithçka që nuk e kanë drejtë apo gënjejnë. Ju e patë dhe Belën sa e kënaqur ishte për marrëdhëniet e mira. Ti Taulant ke një problem të madh. Hiqesh kompetent në ekonomi. Në financë jep përgjigje. Dhe përgjigje për çdo gjë, ekonomi, financë, krimi, droga dhe e mbylle me sportin. Duhet të kesh parasysh se: Marrëzia vjen kur ke përgjigje për gjithçka, mençuria vjen kur ke pyetje për gjithçka.

kuvendi

Sondazh

Poll