Politike

14-vjeçari humbi jetën nga sherri me thikë në shkollën Fan Noli, Manastirliu: Dhimbja është e paimagjinueshme, duhet të reflektojmë

Po ashtu ai shtoi se ka ardhur koha që të reflektojnë e të angazhohen më shumë për një mjedis të sigurtë. 

18 Nëntor 2024, 15:24 Nga I.A

14-vjeçari humbi jetën nga sherri me thikë në

TIRANË- Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka reaguar për vrasjen e një agoleshenti 14-vjeçar me thikë në shkollën Fan Noli. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu theksoi se dhimbja për këtë ngjarje është e paimagjineshme dhe se është e tronditur. Po ashtu ai shtoi se ka ardhur koha që të reflektojnë e të angazhohen më shumë për një mjedis të sigurtë. 

"Sot ndihem thellësisht e tronditur për nga humbja tragjike e jetës e një 14-vjeçari jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli. Një jetë e re e humbur në mënyrë të parakohshme dhe tragjike ndërkohë që policia po zbardh rrethanat e ngjarjes dhimbja është vërtetë e madhe e prindërve. Dhimbja e komunitetit, e jona, e imja personale është e paimagjinueshme dhe është një ngjarje nga e cila duhet të reflektojmë,  na fton se si përfaqësues të qytetarëve këtu në këtë sallë të angazhohemi edhe më shumë për një mjedis më të sigurt dhe më te mbrojtur për fëmijët tanë, duke luftuar në çdo formë dhunën e të gjitha formave. Por nga ana tjetër edhe ne kemi rolin tonë në këtë seancë dhe në këto seanca të cilat mbajmë. E para të jemi shembull të promovojmë vlerat e respektit për njëri tjetrin, të mos ketë gjuhë urrejtjeje duke filluar nga kjo sallë se ne jemi edhe modeli për fëmijët tanë. Çdo fëmijë në Shqipëri është fëmija ynë ndaj është detyra jonë e përbashkët që të kujdesemi. Ndaj sot të dashur qytetarë është një ditë e dhimbshme për ne dhe sot ju po dëgjoni buxhetin e shtetit për vitin 2025," tha Manastirliu.

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll