Politike

Balluku në Kuvend: Me buxhetin e vitit 2025, do të nisin por edhe do të përfundojnë projekte ambicioze në infrastrukturë

Ajo u shpreh gjatë fjalës së saj se këto projekte do të sjellin një ekonomi të qëndrueshme.

18 Nëntor 2024, 14:38 Nga r.ll
Balluku në Kuvend: Me buxhetin e vitit 2025, do të nisin por edhe do
belinda balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme plenare lidhur me "Projektbuxhetin 2025".

Balluku deklaroi se me buxhetin e vitit 2025, do të nisin, por edhe përfundojnë projekte ambicioze në infrastrukturë. Ajo u shpreh gjatë fjalës së saj se këto projekte do të sjellin një ekonomi të qëndrueshme.

“Tashmë, ne jemi në fazën e re të implementimit të projekteve strategjike. Këto projekte zhvillimore janë të mirëhartuara, të ndërlidhjura me njëri-tjetrin. Korridori 8 dhe korridori blu, me një mbështetje, nuk janë thjesht autostrada të shpejtësisë së lartë, por edhe lidhëse. Kemi zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, parashikohet ndërtimi i segmentit nga Bypass i Elbasanit në Lekaj të Rrogozhinës. Pjesë e këtij buxheti është edhe Bypass i Elbasanit, ashtu siç është edhe Bypass i Tiranës. Pjesë e korridorit 8 janë edhe linjat e intekonjeksionit. Së shpejti do të çelim garën për aksin Milot-Balldren, kemi duke përfunduar negociatat për 3 akse të tjera”, theksoi ajo

belinda balluku seance plenare 18 nentor 2024

Sondazh

Poll