Aktualitet

Aksident në autostradën "Durrës-Tiranë"/ 20-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, humb jetën në vendngjarje

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

18 Nëntor 2024, 08:35 Nga r.ll
Aksident në autostradën "Durrës-Tiranë"/
foto ilustruese

DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth. Sipas informacioneve paraprake një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. 

Për shkak të lëndimeve të marra, 20-vjeçari me iniciale S.K ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident në autostradën durrës-tiranë

Sondazh

Poll