Aktualitet

Punëtorët e pastrim-gjelbërimit në Fier në protestë: Administrata për veten e tyre e rriti pagën ne akoma marrim 40 mijë lekë!

Gjatë fjalës së tyre ata u shprehën se administrata e ka rritur rrogën ndërsa ata paguhen akoma 40 mijë lekë.

18 Nëntor 2024, 08:26 Nga N.F
Punëtorët e pastrim-gjelbërimit në Fier në
Protesta

FIER- Puntorët e ndërrmarjes së pastrim-gjelbërimit në bashkinë Fier kanë dalë në protestë ditën e sotme. 30 punetorët e sektorit të fshatrave në protestën e tyre kërkojnë rritjen e rrogës. 

Gjatë fjalës së tyre ata u shprehën se administrata e ka rritur rrogën ndërsa ata paguhen akoma 40 mijë lekë.

“Administrata për veten e tyre e rriti pagën ne akoma marrim 40 mijë lekë”, kanë deklarura ata.

Punëtorët shtuan se ata punojnë 26 ditë në muaj ndërsa nuk bëjnë leje të zakonshme. Ata theksojnë se ka edhe mungesë të fuqisë punëtore.


“Punojmë 26 dite në muaj, nuk bëjme leje të zakonshme, ka mungesë të fuqisë puntore,” shtuan ata.

proteste ne fier punetore paga

Sondazh

Poll