Ekonomi

Qeveria jep 3 mijë lekë shpërblim për pensionistët, Denaj: Mbajtëm premtimin (VD)

24 Dhjetor 2019, 11:54 Nga DOSJA
Qeveria jep 3 mijë lekë shpërblim për pensionistët,

TIRANË- Qeveria ka aprovuar shpërblimin për pensionistët në vlerën e 3 mijë lekëve të reja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vendimi është marrë në mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi me ministrat, ku prezent ishte edhe ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila  kishte paralajmëruar se shpërblimi për pensionistët ishte ‘në rrezik’ për shkak të planizimeve në buxhet.

Në përfundim të mbledhjes, ministrja Anila Denaj, doli para mediave dhe tha se vendimi është marrë në mbledhje dhe është një premtim i mbajtur nga qeveria. “Shpërblim 3 mijë lekë për të gjithë ata që trajtohen me pensions. Mbajtëm zotimin për shpërblimin e pensionistëve. 663 mijë pensionistë do të shpërblehen.”-u shpreh Denaj.

Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi se vendimi do të merrej në mbledhjen e qeverisë, që u zhvillua sot në orën 11:00. Thuajse çdo vit, qeveria ka dhënë shpërblim për pensionistët, ku vitin e shkuar “çeku” kapi vlerën e 5 mijë lekëve të reja.

Situata e krijuar me tërmetin e 26 nëntorit, që la pas 51 viktima, rreth 1 mijë të plagosur dhe qindra godina e shtëpi të shkatërruara, hapi debatin nëse do të kishte apo jo shpërblim për pensionistët. Tashmë vendimi është zyrtar dhe pritet të jepen më shumë detaje, në shpalljen e VKM-ve për këtë mbledhje.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj edi rama shperblimi per pensionistet anila denaj edi rama shperblimi per pensionistet

Sondazh

Poll