Aktualitet

EMRAT/ Prezantohen drejtorët e rinj të Policisë në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat

Drejtorët e rinj kanë marrë sot detyrën ndërsa prezantimet e tyre u bënë në takime me struktura policore, autoritete vendore, drejtues të prokurorive apo agjencive ligjzbatuese.

17 Nëntor 2024, 16:23 Nga r.ll
EMRAT/ Prezantohen drejtorët e rinj të Policisë në Fier,
foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda kanë prezantuar 4 drejtorët e rinj të Policisë në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat. Drejtorët e rinj kanë marrë sot detyrën ndërsa prezantimet e tyre u bënë në takime me struktura policore, autoritete vendore, drejtues të prokurorive apo agjencive ligjzbatuese.

Në Gjirokastër Altin Merizaj, zuri vendin e Ardian Çipës, që drejtoi qarkun jugor së fundmi. Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës u prezantua Elidon Çela. Në Fieri drejtorinë e policisë së qarkut do ta drejtojë, Skënder Hita. Në Berat u përzgjodh Drejtor Luigj Vathin, i cili ka mbajtur postin e nëndrejtorit në Tiranë.

 




 

altin merizaj

Sondazh

Poll