Aktualitet

E rëndë/ Aksident në aksin Butrint-Xarrë, humb jetën 33-vjeçari (EMRI)

Makina ka përfunduar në kolektorin e ujit, ku si pasojë i riu ka humbur jetën. 

17 Nëntor 2024, 16:09 Nga r.ll
E rëndë/ Aksident në aksin Butrint-Xarrë, humb jetën
makina e aksidentuar

SARANDË- Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në automjetin e tij të aksidentuar në aksin rrugor Butrint-Xarrë. Viktima është identifikuar si Klodian Karoshi. 

Sipas informacioneve policore, 33-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Makina ka përfunduar në kolektorin e ujit, ku si pasojë i riu ka humbur jetën. 

Ndërkohë, Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Sipas raportimeve, viktima ishte prind i një fëmije dhe djalë i vetëm i familjes së tij.

"Më datë 16.11.2024, në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën.", thuhet në njoftimin e policisë. 

aksident ne sarande klodian karoshi

Sondazh

Poll