Bota

Ukraina do të përballet nesër me ndërprerje të energjisë elektrike, shkak sulmi më i madh rus në katër muaj

Në një deklaratë, Ukrenergo tha se ndërprerjet e përkohshme do të zgjasin nga ora 6 e mëngjesit deri në 22:00 (me kohën lokale) dhe se punëtorët po riparonin dëmet sa më shpejt që të ishte e mundur.

17 Nëntor 2024, 20:57 Nga r.ll
Ukraina do të përballet nesër me ndërprerje të
foto ilustruese

UKRAINË- Të gjitha rajonet e Ukrainës do të përjetojnë kufizime të përkohshme në konsumin e energjisë të hënën pas sulmit masiv ajror të Rusisë në sistemin energjetik të vendit, ka thënë operatori kombëtar i rrjetit.

Në një deklaratë, Ukrenergo tha se ndërprerjet e përkohshme do të zgjasin nga ora 6 e mëngjesit deri në 22:00 (me kohën lokale) dhe se punëtorët po riparonin dëmet sa më shpejt që të ishte e mundur.

Sulmi i sotëm ishte më i madhi në Ukrainë që nga gushti. Ai synoi infrastrukturën energjetike në të gjithë Ukrainën gjatë natës dhe shkaktoi ndërprerje emergjente të energjisë elektrike. Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se ka nisur një sulm ndaj objekteve që furnizojnë kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

sulmet ruse ne ukraine

Sondazh

Poll