Bota

Biseda Scholz-Putin/ Kryeministri i Polonisë: Askush nuk do ta ndalë presidentin rus me telefonata

Kancelari Olaf Scholz, i kritikuar për bisedën e tij telefonike me Vladimir Putin, mbrojti sot vendimin e tij, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Ukrainën

17 Nëntor 2024, 18:13 Nga r.ll
Biseda Scholz-Putin/ Kryeministri i Polonisë: Askush nuk do ta ndalë
donald tusk

POLONI- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka reaguar dy ditë pasi kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Në një postim në "X", Tusk shkruante se askush nuk do ta ndalë Putinin me telefonata.

“Sulmi i mbrëmshëm (rus), një nga më të mëdhenjtë e kësaj lufte, dëshmoi se diplomacia telefonike nuk mund të zëvendësojë mbështetjen e vërtetë të gjithë Perëndimit në Ukrainë. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare, jo vetëm për vetë luftën, por edhe për të ardhmen tonë.”, u shpreh Tusk në postimin e tij.

Kancelari Olaf Scholz, i kritikuar për bisedën e tij telefonike me Vladimir Putin, mbrojti sot vendimin e tij, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Ukrainën dhe duke siguruar se asnjë vendim për t'i dhënë fund luftës nuk do të merret pa Kievin. 

donald tusk olaf scholz vladimir putin

Sondazh

Poll