Bota

Zgjedhja e Trump për kreun e inteligjencës amerikane dikur akuzohej për përhapje të propagandës ruse

Tulsi Gabbard, e cila u emërua  për një nga rolet kryesore të kabinetit të Trump javën e kaluar, dikur miratoi një pretendim nga Moska në vitin 2022 se Ukraina po strehonte laboratorë të armëve biologjike të mbështetura nga SHBA.

17 Nëntor 2024, 17:34 Nga r.ll
Zgjedhja e Trump për kreun e inteligjencës amerikane dikur akuzohej
tulsi gabbard

SHBA- Zgjedhja e Donald Trump për drejtoreshë të inteligjencës amerikane është akuzuar më parë për përhapjen e propagandës ruse.

Tulsi Gabbard, e cila u emërua në një nga rolet kryesore të kabinetit të Trump javën e kaluar, dikur miratoi një pretendim nga Moska në vitin 2022 se Ukraina po strehonte laboratorë të armëve biologjike të mbështetura nga SHBA, shkruan SkyNews.

Rusia tha se Vladimir Putin nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pushtonte Ukrainën për të mbrojtur vendin e tij nga armë të tilla, por SHBA e hodhi poshtë pretendimin si propagandë "absurde" dhe akuzoi Moskën se kërkon pretekste retroaktive për pushtimin. Bio-labatorët ukrainas janë në fakt pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të kontrolluar shpërthimet dhe për të ndaluar bioarmët.

Gabbard, një ish-kongresiste demokrate që shërbeu në Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Havait, tha asokohe se ajo nuk po akuzonte SHBA-në ose Ukrainën për ndonjë gjë të keqe dhe po shprehte shqetësime për mbrojtjen e laboratorëve.

Kur Rusia nisi pushtimin e saj në vitin 2022, Gabbard tha gjithashtu se lufta mund të ishte parandaluar nëse SHBA dhe Perëndimi do të kishin njohur shqetësimet e Moskës në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në aleancën e NATO-s.

donald trump tulsi gabbard

Sondazh

Poll