Bota

Në shoqërinë e Musk dhe anëtarëve të ri të kabinetit, Donald Trump ndjek nga afër një ndeshje MMA

Siç shihet edhe në pamje ata ndoqën ndeshjen për titullin kampion bote në peshat e rënda midis Jon Jones dhe Stipe Miocic, ku Jon Jones doli fitues.

17 Nëntor 2024, 17:49 Nga E. D
Në shoqërinë e Musk dhe anëtarëve të ri të
Donald Trump

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, së bashku me disa anëtarë të administratës së ardhshme amerikane, festuan të shtunën në mbrëmje duke ndjekur një ndeshje të MMA (Arteve Marciale të Përziera) të Ultimate Fighting Championship (UFC) 239 në Madison Square Garden, New York.

Siç shihet edhe në pamje ata ndoqën ndeshjen për titullin kampion bote në peshat e rënda midis Jon Jones dhe Stipe Miocic, ku Jon Jones doli fitues. Trump bëri një hyrje spektakolare duke u përshëndetur me komentatorin Joe Rogan dhe CEO-n e UFC-së, Dana White. Po ashtu së bashku me Trump dhe Musk ishin edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, këngëtari Kid Rock dhe Robert F. Kennedy Jr., i cili pritet të jetë Ministri i ardhshëm i Shëndetësisë në SHBA.

donald trum

Sondazh

Poll