Aktualitet

Detaje nga laboratori i drogës në Fushë Krujë/ Zbulohen kush janë organizatorët e grupit kriminal, laboratori i kokainës ishte vendosur në një ndërtesë në pronësi të 25-vjeçarit (EMRAT)

Mësohet se pronar i ndërtesës ku ishte ngritur laboratori i drogës është Endi Sejdini, 25 vjeç.

17 Nëntor 2024, 14:50 Nga E. D

Detaje nga laboratori i drogës në Fushë Krujë/ Zbulohen kush

FUSHË KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me laboratorin e drogës, që u zbulua të premten në fshatin Qerekë në Fushë Krujë, ku në pranga u vunë 10 persona, tre prej të cilëve të huaj.

Mësohet se pronar i ndërtesës ku ishte ngritur laboratori i drogës është Endi Sejdini, 25 vjeç. Gjithashtu në një nga katet e ndërtesës së 25-vjeçarit ishte vendosur edhe laboratori i kokainës. Endi Sejdini kishte një mobileri në zonë dhe nuk rezulton person me rekorde kriminale. 

Po ashtu nga hetimet e deritanishme dyshohet se drejtues të grupit kriminal janë Geis Fejsullai 42 vjeç, Aldi Zonja, Artion Çaushllari dhe Kladi Birçe, 40 vjeç.

Operacioni u zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit. Ndërkohë një punishte droge gjithashtu u zbulua në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës.

Gjatë aksionit prokuroria arrestoi 10 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë dhe 3 të huaj. Një pjesë e të dyshuarve u prangosën teksa drekonin në një lokal në Vishnje, ndërsa një tjetër në një vilë luksoze në zonën e Kodrës së Diellit 2. Hetimet për goditjen e këtij grupi zgjatën më shumë se 1 vit e gjysmë, ndërsa mendohet se struktura e grupit është re mirëoganizuar dhe me role të mirëpërcaktuara.

operacioni antidroge

Sondazh

Poll