Aktualitet

57-vjeçari bie nga lartësia teksa po punonte në Sarandë, transportohet me helikopter drejt Traumës

57-vjeçar, i identifikuar si Ndue Nikolli, dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa punonte në një godinë.

17 Nëntor 2024, 15:15 Nga E. D
57-vjeçari bie nga lartësia teksa po punonte në Sarandë,
pamje nga vendngjarja

SARANDË- Një 57-vjeçar është aksidentuar teksa punonte në Sarandë. 57-vjeçar, i identifikuar si Ndue Nikolli, dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa punonte në një godinë.

Siç raportohet Nikolli me banim në Durrës ka pësuar dëmtime në kokë, ndërsa është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Gjithashtu policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës shtetasi N. N., 57 vjeç (punëtor), i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ndue nikolli

Sondazh

Poll