Sport

Lajm i mirë për Kosovën... UEFA i njeh kartonët e ndeshjes Rumani - Kosovë!...

Federata Rumune ka bërë sot në mëngjes njoftimin për mungesën e dy titullarëve, pasi ka kontaktuar me UEFA-n. Njeri prej tyre ka plotësuar numrin dy të kartonëve në ndeshjen me Kosovës...

17 Nëntor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Lajm i mirë për Kosovën... UEFA i njeh kartonët e ndeshjes

RUMANI - Skuadra e Mirçea Luceskut kanë edhe një ndeshje për të luajtur në UEFA Nations League, atë kundër Qipros, të hënën e 18 nëntorit (20:45).

“Dennis Man dhe Nicolae Stanciu, mungojnë në ndeshjen me Qipron! Mircea Lucescu ka 24 lojtarë në dispozicion”,- shkruan Federata Rumune (FRF) të dielën në mëngjes në faqen zyrtare, ku detajon:

“Kombëtarja rumune ka dy mungesa para ndeshjes së së hënës mbrëma kundër Qipros, në Ligën e Kombeve: Dennis Man, anësori i djathtë i regjistruar te AC Parma, u largua nga kampi i stërvitjes së kombëtares, pasi është i pezulluar për këtë ndeshje. Pezullimi erdhi si pasojë e kartonit të dytë të verdhë në këtë edicion të kompeticionit, më së fundi në ndeshjen kundër Kosovës, e cila nuk përfundoi në fushë.

Federata Rumune e Futbollit ka kërkuar sqarime zyrtare nga UEFA për këtë situatë dhe përgjigja ka ardhur mbrëmë, para seancës stërvitore. Pas konfirmimit të pezullimit, Dennis Man u largua nga kampi stërvitor në Mogosoaia dhe do t'i bashkohet sot kolegëve të tij nga ekipi i klubit.

Një tjetër lajm i keq për trajnerin Mircea Lucescu është mungesa e Nicolae Stanciu. I dëmtuar në ndeshjen me Kosovën, kapiteni i kombëtares nuk do të mund të performojë ndaj Qipros. Megjithatë, Stanciu do të qëndrojë me kolegët e tij në kampin stërvitor.

Duke marrë parasysh këto dy mugnesa, trajneri Mircea Lucescu do të ketë në dispozicion 24 futbollistë për ndeshjen e nesërme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll