Sport

Zyrtari rumun merr "shembull" nga tifozeria e tij, provokon futbollistin e Kosovës, pamje nga përplasja gjatë konferencës (VIDEO)

Zyrtari rumun i fliste te veshi Zhegrovës duke e kërcënuar dhe duke i thënë pse po provokoni, derisa në atë moment ndërhyu Agim Ademi i cili i tha zyrtarit rumun që mos ta përsëritë më atë gjest për ta prekur dhe për t’i folur futbollistit. Edhe vet Zhegrova i tha atij që të largohej dhe mos ti fliste.

16 Nëntor 2024, 16:48 Nga N.F
Zyrtari rumun merr "shembull" nga tifozeria e tij, provokon
Pamje ng vendi i ngjarjes

RUMANI- Ndeshja e mbrëmshme e 15 nëntorit në stadiumin "Arena Bukuresht" mes Kosovës dhe Rumanisë nuk u mbyll ashtu siç ndodh zakonisht. Pas nisjes së ndeshjes me thirrje raciste, vërshëllima për himnin kombëtar dhe gjuajtje me sende të forta në fushë nga tifozët rumun, situata u agravua kur edhe një zyrtar rumun provokoi futbollistin e Kosovës.

Provokimi i zyrtarit rumun filloi në sallën e konferencave teska ishte duke folur Fraco Foda, Amir Rrahmani e Bajram Shala. Ai u afrua te Edon Zhegrova i cili ishte ulur në karrike së bashku me Agim Ademin dhe pjesën tjetër të gazetarëve.

Zyrtari rumun i fliste te veshi Zhegrovës duke e kërcënuar dhe duke i thënë pse po provokoni, derisa në atë moment ndërhyu Agim Ademi i cili i tha zyrtarit rumun që mos ta përsëritë më atë gjest për ta prekur dhe për t’i folur futbollistit. Edhe vet Zhegrova i tha atij që të largohej dhe mos ti fliste.


Situata agravoi më tej kur ekipi i Kosovës po shkonte drejt autobusit dhe zyrtari rumun tentoi ta sulmonte Edon Zhegrovën. Në atë moment ndërhyu Bajram Shala dhe Taulant Hodaj të cilët me forcë e larguan zyrtarin rumun.

“Ti je person zyrtar dhe nuk ke të drejtë ta sulmosh një futbollist”, i tha Taulant Hodaj.

 

ndeshja kosove-rumani zyrtari rumun

Sondazh

Poll