Politike

Mesazhi i Berishës në prag të ndeshjes: Le t’i urojmë ne ekipit kombëtar, fitore, fitore, fitore!

Berisha tha se beteja kundër korrupsionit do të jetë betejë vendimtare për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë si dhe për mbrojtjen e fondeve e pasurive të tyre. 

16 Nëntor 2024, 19:48 Nga N.F
Mesazhi i Berishës në prag të ndeshjes: Le t’i urojmë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha tha se beteja kundër korrupsionit do të jetë betejë vendimtare për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë si dhe për mbrojtjen e fondeve e pasurive të tyre. 

Ai u bëri thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e betejës së tyre. Berisha shtoi se me zemërim, me revoltë në shpirt do të krijojnë qeverinë teknike dhe të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai gjithashtu i uroji ekipit kombëtarë fitore pasi sonte do të përballen me Çekinë në Tiranë.

Fjala e Berishës:

Beteja kundër korrupsionit do të jetë betejë vendimtare për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, për mbrojtjen e fondeve dhe pasurive të tyre. Ndaj dhe të bashkohemi të gjithë në këtë betejë. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë.


Me zemërim, me revoltë në shpirt, të krijojmë qeverinë teknike, të zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të ndryshojmë pushtetin. Të fitojë opozita. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Le t’i urojmë ne ekipit kombëtar, fitore, fitore, fitore!

berisha ndeshja shqiperi-ceki

Sondazh

Poll