16 Nëntor 2024, 19:20
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha u shpreh se këto ditë në mediat ka zënë vend kryesor lajmi se Shqipëria pagoi gjobën më të madhe në tërë historinë e saj. Ai theksoi se u pagua gjoba prej 120 milionë euro Becchettit, i cili fitoi gjyqin kundër narkobanditëve të Tiranës në të gjitha shkallët, në Arbitrazhin e Bankës Botërore, në Bruksel dhe kudo.
Berisha shtoi se 120 milionë euro, ështeë jo gjoba e shekullit, por gjoba më e madhe e të gjitha kohërave. Sipas tij kjo gjobë erdhi sepse Edi Rama me Erion Veliajn, në një akt të mirëfilltë antiligjor, antikushtetues, antidemokratik, mbyllën një televizion, Agon Channel, i cili funksiononte sipas rregullave të medieve të lira. Krei i PD-së tha se ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat kombëtare që e censurojnë lajmin sot të Edi Ramës.
Fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju, qëndrestare e qëndrestarë të pamposhtur, misionare e misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së lirisë, kauzës së dinjitetit, kauzës së mirëqenies, interesit kombëtar dhe integrimit të vendit.
Të dashur miq, këto ditë në mediat e pakontrolluara nga qeveria ka zënë vend kryesor lajmi se Shqipëria pagoi gjobën më të madhe në tërë historinë e saj. Gjobën më të madhe të kohërave.
Pagoi gjobën prej 120 milionë euro Beketit, i cili fitoi gjyqin kundër narkobanditëve të Tiranës në të gjitha shkallët, në Arbitrazhin e Bankës Botërore, në Bruksel dhe kudo. 120 milionë euro, edhe njëherë e theksoj se janë jo gjoba e shekullit, por gjoba më e madhe e të gjitha kohërave. Kjo gjobë erdhi sepse Edi Rama me Erion Veliajn, në një akt të mirëfilltë antiligjor, antikushtetues, antidemokratik, mbyllën një televizion, Agon Channel, i cili funksiononte sipas rregullave më të mira të medieve të lira.
Ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat kombëtare që e censurojnë lajmin sot të Edi Ramës. Mediat antikombëtare të klonuara me TVSH-në, por përkundrazi në standardet e një media dinjitoze, informonte shqiptarët për vjedhjet klamoroze të Edi Ramës, qeverisë. Filmoi dhe transmetoi dasmën në Kalanë e Gjirokastrës të Erion Veliajt, dasmën e bërë me paratë që ky hajdut i kishte dhënë në tender vëllait të tij. Pra, ky hajdut edhe shenjtërinë e martesës nuk ngurronte ta përdhoste me paratë e vjedhura qytetarëve. Dhe pastaj u vërsulën të tërbuar kundër televizionit, i vunë drynin, i prenë valët dhe sot në gjykatat më serioze të botës, Shqipërisë i konfiskohen 120 milionë euro të Albkontrollit, në gjobën më të madhe të kohërave.
berisha rama veliaj
Politike
16 Nëntor 2024, 15:33
N.F
Takimi
ELBASAN- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Elbasanit, Fatmir ...
Politike
16 Nëntor 2024, 15:04
N.F
Takimi
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lart&eum...
Politike
16 Nëntor 2024, 14:23
ZH.LL
Elda Hoti
TIRANË- Deputetja e PD-së për Qarkun e Lezhës, Elda Hoti në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza...
Politike
16 Nëntor 2024, 14:27
M.B
Foto nga takimi
KAVAJA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka bërë një postim n&...
Politike
16 Nëntor 2024, 14:05
M.B
Ulsi Manja
TIRANA- Partia Demokratike përmes një deklarate të anëtarit të Këshillit Kombëtar të këtij sub...
Politike
16 Nëntor 2024, 11:28
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë sot nj&...
Politike
16 Nëntor 2024, 09:22
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e radhës të podcastit të tij "Flasim" ku tha se qeveria po përga...
Politike
16 Nëntor 2024, 08:15
M.B
Antony Blinken dhe Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pranuar se ka humbur gjyqin e hapur në një Gjyk...
Politike
15 Nëntor 2024, 22:33
N.F
Berisha
TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha prej dhjetorit 2023 ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” vendosu...
Politike
15 Nëntor 2024, 22:27
N.F
Berisha
TIRANË- Lulzim Basha rreth 1 javë më parë deklaroi se pas ngjarjeve të 21 janarit 2011 kishte menduar dorëheqjen nga ...