Politike

Gjoba 120 mln euro/ Berisha: Shqiptarët paguajnë aktin kriminal të Ramës e Veliajt ndaj një televizioni, kurse Altin Mercenari hesht

Berisha shtoi se televizioni nuk pranoi të bëjë pazare me qeverinë, të fitojë tendera apo të kërkojë leje ndërtimi për t’u blerë nga Edi Rama. Ai shtoi se shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre aktin kriminal të Edi Ramës, Erion Veliajt ndaj një televizioni.

16 Nëntor 2024, 19:32 Nga N.F
Gjoba 120 mln euro/ Berisha: Shqiptarët paguajnë aktin kriminal
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha foli për gjobën 120 milionë euro ndërsa u shpreh se ao gjobë është 300 përqind më shumë se sa fondi i përcaktuar për 40 përqind të popullatës në Shqipëri, për fermerët shqiptarë. 

Sipas tij 120 milionë euro janë një shumë e madhe, të cilën shqiptarët e paguajnë sot sepse televizioni nuk pranoi të klonohej si mediat e tjera shtetërore. Berisha shtoi se televizioni nuk pranoi të bëjë pazare me qeverinë, të fitojë tendera apo të kërkojë leje ndërtimi për t’u blerë nga Edi Rama. Ai shtoi se shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre aktin kriminal të Edi Ramës, Erion Veliajt ndaj një televizioni.

Berisha tha se ndonëse gjykatat ndërkombëtare dhanë verdiktin, krimineli në Skrapin e partisë mbyll dosjen dhe është shndërruar në mburojë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Sipas tij PD u garanton shqiptarët se për këtë krim të shëmtuar, Edi Rama, Erion Veliaj, do paguajnë çdo qindarkë nga pasuritë e vjedhura të tyre.

Fjala e Berisha:

Miqtë e mi, 120 milionë euro janë 300 përqind më shumë se sa fondi i përcaktuar për 40 përqind të popullatës në Shqipëri, për fermerët shqiptarë. 120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa fondi i përcaktuar për kompensimin e pronarëve. 120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa fondi i përcaktuar në buxhet për indeksimin e pensioneve. 120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa bonusi i fundvitit për 780 mijë pensionistë. 120 milionë euro janë 30 herë më shumë se çmimi vjetor i ilaçeve për të trajtuar në Spitalin Onkologjik për të sëmurët rëndë.


Pra, 120 milionë euro janë një shumë e madhe, të cilën shqiptarët e paguajnë sot sepse ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat e tjera shtetërore. Nuk pranoi të bëjë pazare me qeverinë, të fitojë tendera apo të kërkojë leje ndërtimi për t’u blerë nga Edi Rama. Dhe sot, shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre aktin kriminal të Edi Ramës, Erion Veliajt ndaj një televizioni. Paguajnë gjobën më të madhe, kurse Altin Mercenari hesht. PD e denoncoi në kohë veprën penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ndonëse gjykatat ndërkombëtare dhanë verdiktin, ky kriminel në Skrapin e partisë mbyll dosjen dhe është shndërruar në mburojë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. PD garanton shqiptarët se për këtë krim të shëmtuar, Edi Rama, Erion Veliaj, do paguajnë çdo qindarkë nga pasuritë e vjedhura të tyre. Do konfiskohen sarajet e Surrelit dhe pallati i Linda Ramës, vila, hotelet e Erion Veliajt.

berisha rama veliaj

Sondazh

Poll