Politike

Si e kaloni kohën brenda apartamentit tuaj? Berisha: Organizoj ditën time që të jetë sa më eficente në këtë betejë kundër këtij regjimi!

Ai theksoi se privimi i lirisë është akti më i rëndë që i bëhet një njeriu, ndërsa shtoi se ai e organizon ditën që të jetë sa më eficente në këtë betejë kundër regjimit. Berisha më tej tha se kauza e tyre është e drejtë dhe se do të triumfojë.

15 Nëntor 2024, 22:33 Nga N.F
Si e kaloni kohën brenda apartamentit tuaj? Berisha: Organizoj ditën
Berisha

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha prej dhjetorit 2023 ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” vendosur nga GJKKO, ndërsa SPAK ka mbyllur hetimet lidhur me atë që njihet tashmë si “dosja Partizani”. Në emisionin “Log.” në News24, gazetari Endri Xhafo e ka pyetur ish Kryeministrin se si e kalon kohën brenda apartamentit të tij, ndërkohë që më parë ishte shumë aktiv, duke bërë fushatë, mitingje apo ecje.

Ai theksoi se privimi i lirisë është akti më i rëndë që i bëhet një njeriu, ndërsa shtoi se ai e organizon ditën që të jetë sa më eficente në këtë betejë kundër regjimit. Berisha më tej tha se kauza e tyre është e drejtë dhe se do të triumfojë.

“Natyrisht privimi i lirisë është akti më i rëndë që i bëhet një njeriu, por organizoj ditën time që të jetë sa më eficente në këtë betejë kundër këtij regjimi, kundër narko-diktaturës. Kauza jonë e drejtë do trimfojë”, tha Berisha.

berisha arresti shtepiak

Sondazh

Poll