Sport

MotoGP/ Bagnaia në ‘pole’, rreshti i parë për Espargaro dhe Marquez, Martin i katërti...

Piloti zyrtar i Ducatit mori “polin” e fundit të sezonit në Circuit de Catalunya të Barcelonës

16 Nëntor 2024, 12:19 Nga DOSJA
MotoGP/ Bagnaia në ‘pole’, rreshti i parë për

SPANJE - Francesco Bagnaia pa rivalë në kërkimin e ‘pole position’ në Grand Prix të Solidaritetit të Barcelonës. Piloti i Ducatit e mbylli sulmin e tij kohor me një minutë, 38 sekonda dhe 641 të mijëta.

Në rreshtin e parë me Peccon, do të jenë edhe Aleix Espargaro me Aprilia (55 të mijtat e sekondës prapa) dhe Marc Marquez me Ducati Gresini (+0.157). 

Rreshti i dytë për liderin e klasifikimit të përgjithshëm, Jorge Martin, i cili pasdite në Sprint Race (dhe më pas në GP të së dielës) do të ketë shokun e skuadrës Franco Morbidelli (i promovuar nga Q1 me kohën më të mirë përpara Fabio Quartararo) dhe Pedro Acosta me GasGas Tech3.

Nga rreshti i tretë në fillim, Maverick Vinales me Aprilia RS-GP të dytë zyrtare, Enea Bastianini (Ducati Lenovo) dhe Marco Bezzecchi me Ducati VR46. Rreshti i katërt do të jetë për Quartararo të lartpërmendur (Yamaha Monster), Alex Marquez (Ducati Gresini, u rrëzua menjëherë) dhe Johann Zarco me më të mirët e Hondas: LCR Castrol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll