Sport

VIDEO/ Honduras-Meksikë, objekte të hedhura nga tribuna: Trajneri Aguirre goditet në kokë. Concacaf nis hetimet…

“Concacaf dënon ashpër incidentin dhe aktin e dhunës që ndodhi pas bilbilit final të ndeshjes së sonte në Nations League ndërmjet ekipeve kombëtare të Hondurasit dhe Meksikës"

16 Nëntor 2024, 12:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Honduras-Meksikë, objekte të hedhura nga tribuna: Trajneri

HONDURAS - Episod shumë i shëmtuar në bilbilin e fundit të Honduras-Meksikë, ndeshja e parë çerekfinaleve të Nations League të Concacaf, që përfundoi 2-0 për vendësit.

Trajneri meksikan, Javier Aguirre, teksa do të përshëndeste kolegun e tij në bilbilin e fundit, u godit në kokë nga një objekt i hedhur nga tribuna (me sa duket një kanaçe), duke pësuar një prerje të thellë që i nxorri gjak.

Në konferencën për shtyp, Aguirre minimizoi episodin ("Është futboll, asgjë nuk ndodhi"), por Concacaf vendosi të hapë një hetim.

“Concacaf dënon ashpër incidentin dhe aktin e dhunës që ndodhi pas bilbilit final të ndeshjes së sonte në Nations League ndërmjet ekipeve kombëtare të Hondurasit dhe Meksikës, në të cilën trajneri meksikan, Javier Aguirre, u godit nga një objekt i hedhur nga tribuna. Siguria e lojtarëve dhe tifozëve është një prioritet për Concacaf-in. Nuk ka vend për dhunë në futboll shqyrtim dhe hetim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll