Sport

Toni Kroos gati për rikthimin te Reali, por…

Toni Kroos, ish-mesfushori i Real Madridit, pas pensionimit të tij verën e kaluar, ka ngritur temën e një rikthimi të mundshëm të tij në orët e fundit.

16 Nëntor 2024, 12:51 Nga DOSJA
Toni Kroos gati për rikthimin te Reali, por…

SPANJE - Në orët e fundit, mesfushori legjendar i Real Madridit, Toni Kroos ka shprehur lidhjen e tij të palëkundur me klubin dhe ka ngritur mundësinë e rikthimit atje në të ardhmen.

Gjatë podcast-it të tij “Einfach mal luppen”, bashkë me vëllain e tij Felix, ish- ndërkombëtari gjerman nuk i fshehu mendimet e tij nga një dashuri e thellë për klubin madrilen, me të cilin ai gëzoi shumë suksese, duke përfshirë fitoren e fundit të La Ligas dhe Champions League, para pensionimit të tij verën e kaluar.

Kroos e lë derën hapur... por jo si lojtar

“Rëndësia e Realit do të mbetet gjithmonë e njëjtë për mua. Kjo fazë ka qenë e gjatë, e madhe, e suksesshme dhe plot dashuri. Unë do të qëndroj gjithmonë pranë Realit, gjithmonë do t'i mbroj ata, marrëdhënia jonë është thjesht shumë e fortë”,- tha fillimisht Kroos. Para se të diskutonte një rikthim të mundshëm në klub, në një rol të ndryshëm nga ai i lojtarit pa dyshim.

“Për momentin nuk është një temë e nxehtë, megjithëse jam shumë i lidhur me klubin. Por nuk do të them kurrë se nuk do të punoj më me Realin. Pas disa vitesh ndoshta do të jetë më e qartë se çfarë roli mund të parashikoj dhe nëse edhe klubi e dëshiron atë”,- tha gjermani.

I vetëdijshëm se komentet e tij mund të rrisin pritshmëritë, ish-ndërkombëtari gjerman megjithatë donte të sqaronte gjërat më pas. “Aktualisht, jam plotësisht i përkushtuar ndaj projekteve të mia. Por duke pasur parasysh marrëdhënien time me Realin, nuk mund ta përjashtoj mundësinë që të bëj diçka me klubin në të ardhmen. Kështu, ish-mesfushori e lë të hapur derën për një rikthim të mundshëm në organikën e Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll