16 Nëntor 2024, 07:27
Nga M.B
Karoline Leavitt
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karoline Leavitt si sekretare të shtypi në Shtëpinë e Bardhë.
“Karoline Leavitt bëri një punë të jashtëzakonshme në fushatën time historike dhe kam kënaqësinë të njoftoj se ajo do të shërbejë si sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë”, shprehej Trump në një deklaratë të premten në mbrëmje.
“Kam besimin maksimal që ajo do të shkëlqejë në podium dhe do të ndihmojë në përcjelljen e mesazhit tonë për popullin amerikan, ndërsa ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, shkruante ai më tej.
Detyra e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë zakonisht është të ndihmojë në informimin e popullit amerikan për aktivitetet presidenciale, por pa tradhtuar besimin e shefit. Karoline Leavitt do te jetë sekretarja më e re e shtypit në Shtëpinë e Bardhë.
Njëzet e nëntë vjeçari Ron Ziegler ishte sekretari i mëparshëm më i ri në moshë përzgjedhur nga Presidenti Richard Nixon, në vitin 1969. Karoline Leavitt punoi si ndihmës sekretare shtypi gjatë pjesës së fundit të mandatit të parë të zotit Trump, nga viti 2017 deri në vitin 2021. Kur zoti Trump humbi zgjedhjet në vitin 2020, zonja Leavitt shërbeu si drejtoreshë e komunikimit për ligjvënësen Elise Stefanik, të cilën presidenti i zgjedhur e ka emëruar për detyrën e ambasadores në Kombet e Bashkuara.
Leavitt kandidoi për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2022. Ajo fitoi garën paraprake në mesin e republikanëve, por humbi zgjedhjet e përgjithshme përballë demokratit Chris Pappas. Ajo iu bashkua fushatës së zotit Trump në vitin 2024 dhe ka qenë zëdhënësja kryesore e ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur./ VOA
donald trump
Bota
16 Nëntor 2024, 07:21
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Frika financiare dhe trazirat gjeopolitike kanë dhënë një efekt të madh, shkruan The Economist. Më pak ...
Bota
15 Nëntor 2024, 22:53
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka lartësuar të premten bashkëpunimin mes Koresë së Jugut, J...
Bota
15 Nëntor 2024, 22:46
N.F
Foto ilustruese
AUSTRI- Rusia e ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin me gazë nga 16 nëntori, që ës...
Bota
15 Nëntor 2024, 22:21
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se një bisedë telefonike midis Olaf Scholz dhe Vladimir Putin do të ...
Bota
15 Nëntor 2024, 20:31
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësit e parë të huaj që uroi Presidentin e zgjed...
Bota
15 Nëntor 2024, 19:14
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, nuk i ka harruar kritikat e bëra për të nga mediat dhe botuesit amerikan&eum...
Bota
15 Nëntor 2024, 19:00
N.F
Pllaka me mbishkrimet
SHBA- Pllaka më e vjetër e njohur e mbishkruar me Dhjetë Urdhërimet nga Dhiata e Vjetër prite...
Bota
15 Nëntor 2024, 19:05
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimev...
Bota
15 Nëntor 2024, 18:44
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Moti i keq ka goditur edhe Turqinë me shira të rrëmbyeshëm të cilët kanë shk...
Bota
15 Nëntor 2024, 18:43
N.F
Takimi
IRAN- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, i ka vizituar objektet kryesore në ...