16 Nëntor 2024, 07:38
Nga M.B
Doug Burgum
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, ka emëruar Guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum për të drejtuar Departamentin e Brendshëm, ndërsa kabineti i tij i ri vazhdon të marrë formë. Ky departament është përgjegjës për menaxhimin dhe ruajtjen e pjesës më të madhe të tokës në pronësi të qeverisë federale së bashku me burimet natyrore. Po kështu Trump njoftoi të premten se zoti Burgum do të drejtojë një Këshill Kombëtar të Energjisë që do të krijohet për të ndihmuar vendin që të "domininojë në çështje të energjisë" në mbarë globin.
Në këtë rol Burgum do të drejtojë një strukturë që shtrihet në të gjitha agjencitë e degës ekzekutive, të përfshira në çështje që lidhen me lejet për energjinë, prodhimin, shpërndarjen, transportin dhe rregulloret në këtë fushë, shprehej zoti Trump nëpërmjet një deklaratë. Si kryetar i Këshillit Kombëtar të Energjisë, zoti Burgum do të ketë një vend në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha presidenti i zgjedhur.
“Ky këshill do të mbikëqyrë rrugën drejt dominimit energjitik të SHBA-së duke shkurtuar burokracinë, rritur investimet e sektorit privat në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe duke u përqendruar tek inovacioni dhe jo tek rregulloret e vjetra e krejtësisht të panevojshme”, shkruante Trump.
Politikat e tij të reja do të ndihmojnë në uljen e inflacionit dhe fitimin e një gare me Kinën mbi inteligjencën artificiale, tha zoti Trump. Burgum, 68 vjeç, është guvernator me dy mandate i Dakotës së Veriut. Një ish-drejtues ekzekutiv i një kompanie programesh kompiuterike e miliarder, ai u zgjodh për herë të parë në postin e guvernatorit në vitin 2016 dhe u rizgjodh lehtësisht në vitin 2020.
Burgum kandidoi për një kohë të shkurtër kundër zoti Trump brenda kampit republikan për garën për president në vitin 2023 më pas ai u tërhoq dhe deklaroi mbështetjen e tij për zotin Trump. Një konservator i vendosur, zoti Burgum, në pozicionin e tij të ri, pritet të jetë një aleat i fortë i përpjekjeve të zotit Trump për të vënë në dispozicion toka publike për kërkime për naftë, gaz e minerale./ VOA
donald trump
Bota
16 Nëntor 2024, 07:27
M.B
Karoline Leavitt
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 v...
Bota
16 Nëntor 2024, 07:21
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Frika financiare dhe trazirat gjeopolitike kanë dhënë një efekt të madh, shkruan The Economist. Më pak ...
Bota
15 Nëntor 2024, 22:53
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka lartësuar të premten bashkëpunimin mes Koresë së Jugut, J...
Bota
15 Nëntor 2024, 22:46
N.F
Foto ilustruese
AUSTRI- Rusia e ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin me gazë nga 16 nëntori, që ës...
Bota
15 Nëntor 2024, 22:21
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se një bisedë telefonike midis Olaf Scholz dhe Vladimir Putin do të ...
Bota
15 Nëntor 2024, 20:31
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësit e parë të huaj që uroi Presidentin e zgjed...
Bota
15 Nëntor 2024, 19:14
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, nuk i ka harruar kritikat e bëra për të nga mediat dhe botuesit amerikan&eum...
Bota
15 Nëntor 2024, 19:00
N.F
Pllaka me mbishkrimet
SHBA- Pllaka më e vjetër e njohur e mbishkruar me Dhjetë Urdhërimet nga Dhiata e Vjetër prite...
Bota
15 Nëntor 2024, 19:05
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimev...
Bota
15 Nëntor 2024, 18:44
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Moti i keq ka goditur edhe Turqinë me shira të rrëmbyeshëm të cilët kanë shk...