15 Nëntor 2024, 19:14
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, nuk i ka harruar kritikat e bëra për të nga mediat dhe botuesit amerikanë. Trump në fjalimin e fitores është shprehur se mediat janë kampi i armikut dhe tanimë po i ndjek çështjet në rrugë ligjore. Gjithashtu avokati i tij Edward Andrew Paltzik disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, i dërgoi një letër New York Times-it dhe Penguin Random House, duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim për artikuj që kritikonin Trump.
Gjithashtu, pretendohet se New York Times kishte vepruar si një zë i partisë Demokratike, duke u angazhuar në një fushatë shpifjeje industriale kundër kundërshtarëve politikë. Por jo vetëm kaq, në letrën e tij bëhej me dije se New York Times kishte për qëllim të dëmtonte imazhin e markës “botërore” të Trump, përfshirë bizneset e tij në pasuri të paluajtshme dhe të dëmtonte figurën e tij si kandidat për president.
Përveç New York Time-s, në valën e akuzave është edhe Daily Beast. Në fillim të nëntorit, bashkëkryetari i fushatës së Trump, Chris LaCivita, i dërgoi një letër lidhur me një korrigjim të një artikulli që raportonte se LaCivita kishte mbledhur 22 milionë dollarë për fushatën e Trump. Por për ekipin e Trump, korrigjimi nga Daily Beast nuk e pastronte mjaftueshëm emrin e LaCivita nga akuza për abuzim me fondet e fushatës.
Në radhën e të akuzuarve është edhe CBS, gjatë intervistës të 7 Tetorit me zëvendëskryeministren Kamala Harris. Padia pretendonte se intervista ishte edituar për të ndërhyrë në zgjedhje dhe akuzon CBS për veprime shpifëse dhe mashtruese në mbështetje të fushatës së Harris. CBS ka reaguar duke mohuar akuzat dhe e ka quajtur padinë pa bazë. Trump ka paraqitur një ankesë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve kundër Washington Post, me akuzën e dhënieve të kontributeve të paligjshme në natyrë për fushatën e Harris.
Washington Post ka mohuar gjithashtu akuzat duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe pa meritë. Reagim ka patur gjithashtu edhe nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, i cili ka theksuar se sulmet e Trump ndaj medias janë një rrezik i drejtpërdrejtë për lirinë e shtypit brenda dhe jashtë SHBA-ve. Me ardhjen e Trump në pushtet, mbetet të shihet qasja e tij në raport me median ku problematike pritet të jetë e ardhmja e lirisë së mediave amerikane.
donald trump
Bota
15 Nëntor 2024, 19:00
N.F
Pllaka me mbishkrimet
SHBA- Pllaka më e vjetër e njohur e mbishkruar me Dhjetë Urdhërimet nga Dhiata e Vjetër prite...
Bota
15 Nëntor 2024, 19:05
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimev...
Bota
15 Nëntor 2024, 18:44
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Moti i keq ka goditur edhe Turqinë me shira të rrëmbyeshëm të cilët kanë shk...
Bota
15 Nëntor 2024, 18:43
N.F
Takimi
IRAN- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, i ka vizituar objektet kryesore në ...
Bota
15 Nëntor 2024, 18:33
E. D
pamje nga protesta
SERBI- Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan të premten trafikun dhe qëndruan n&...
Bota
15 Nëntor 2024, 18:28
N.F
Artefakte të grabitura
INDI- Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer Indisë më shumë se 1,400 artefakte të grabitura me vlerë...
Bota
15 Nëntor 2024, 17:56
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Shefi i shtabit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po hetohet nga policia për ndryshimin e dokumenteve n&eu...
Bota
15 Nëntor 2024, 17:29
N.F
Vili Berosh
KROACI- Oficerët e Zyrës Kombëtare të Policisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë arrest...
Bota
15 Nëntor 2024, 17:30
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump e fillon mandatin në janar të vitit të ardhshëm, megjithatë siç njoft...
Bota
15 Nëntor 2024, 17:20
Olaf Scholz dhe Vladimir Putin
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e dënoi luftën në Ukrainë gjatë një bised...