Aktualitet

Nga kontrollet u zbulua laboratori i drogës/ Dalin pamjet nga aksioni, mjeti i policisë udhëton me shpejtësi drejt fshatit Qerekë (FOTO)

Gjithashtu raportohet se kontrolle janë zhvilluar edhe në Qerekë të Fushë Krujës dhe në disa vila në bregdet. Ndërkohë janë publikuar pamje nga momenti kur policia udhëton drejt Fushë Krujës për të zhvilluar kontrollet.

15 Nëntor 2024, 22:56 Nga N.F
Nga kontrollet u zbulua laboratori i drogës/ Dalin pamjet nga aksioni,
Policia

FUSHË KRUJË- Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Aksioni u zhvillua te Kodra e Diellit 2 ndërsa Forcat Operacionale kanë rrethuar zonën ku zhvilluan disa kontrolle. Nga raportimet mësohet se janë vënë në pranga më shumë se 5 persona.

Gjithashtu raportohet se kontrolle janë zhvilluar edhe në Qerekë të Fushë Krujës dhe në disa vila në bregdet. Ndërkohë janë publikuar pamje nga momenti kur policia udhëton drejt Fushë Krujës për të zhvilluar kontrollet.

Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi. Tek një banesa në mësohet se në Qerekë është gjetur sasi kokaine dhe përzierës. Ndërsa te Kodra e Diellit 2 dyshohet për laborator droge. 

 

operacioni antidroge ne tirane policia ne fushe kruje

Sondazh

Poll