Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Banda kriminale dyshohet se ka trafikuar sasi të madhe kokaine, dyshime për laborator droge edhe në Qerekë të Fushë Krujës

Gjithashtu raportohet se kontrolle janë zhvilluar edhe në Qerekë të Fushë Krujës dhe në disa vila në bregdet.

15 Nëntor 2024, 21:14 Nga N.F
Operacioni antidrogë në Tiranë/ Banda kriminale dyshohet se ka
Policia

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë konkretisht te Kodra e Diellit 2. Ky ishte një operacioni i cili u zhvillua në bashkëpunim me organet ligj-zbatuese ndërkombëtare.


Gjithashtu raportohet se kontrolle janë zhvilluar edhe në Qerekë të Fushë Krujës dhe në disa vila në bregdet. Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi. Është gjetur sasi kokaine te banesa ne Qerekë dhe përzierës. Ndërsa te Kodra e Diellit 2 dyshohet për laborator droge. Në pranga janë vënë disa persona ndërsa mediat raportojnë për më shumë se 5 persona të vënë në pranga.

operacioni antidroge ne tirane

Sondazh

Poll