15 Nëntor 2024, 21:08
Nga N.F
Gramoz Nokshiqi
TIRANË- Gramoz Nokshiqi, 35 vjeçari nga Tropoja është një personazh jo aq i panjohur për publikun. Në vitin 2015 ai do të bëhej lajm i ditës pas pretendimeve se një biznesmen e kishte paguar 300 mijë euro për të vrarë politikanen kosovare, Mimoza Kusarin. Por duket se në këtë histori vrasësish me pagesë, nuk u gjetën elemente vërtetësie dhe gjithçka mbeti në nivel fjalësh. Ndërkohë që protagonisti i kësaj historie, edhe pse kanë kaluar gati 10 vite, duket se ka ende kapacitete të marrë vëmendje mediatike.
“Në vitin 2021, kam rënë viktimë e këtij djali. Në rrjetet sociale ky publikonte që bënte dokumenta origjinale për të ikur jashtë drejt një pagese. Mashtronte, se nuk i bënte realisht. Më ka marrë 5000 euro dhe më ka kërcënuar me pistoletë se do më vrasë, vetëm se i kërkova lekët mbrapsht”-shprehet Ina.
Por kjo vajzë duket se nuk është viktima e vetme e këtij personazhi, sepse sipas saj, Gramozi ka mashtruar edhe shumë persona të tjerë, por ishte 35 vjeçarja Moza, që do ta pësonte më rëndë nga të gjithë.
“Jam një vajzë nga Kukësi. I dërgoj mesazh për ta pyetur rreth këtyre pasaportave. Më tha të bëjmë një martesë, që t’I bëj, e kur t’I marrësh secili në punë të vet. Krijova besim të ai, m’u duk serioz. Pastaj krijuam një lidhje online, flisnim çdo ditë. Pastaj, kur e pa ai që unë krijova besim, nisi të më kërkonte lekë. Më ka marrë edhe lekët e fundit të qirasë. Në total 14 mijë euro. Më ka kërcënuar se do më vrasë mua dhe fëmijët. Nuk ndalet, është i tmerrshëm. Unë kërkoj ndihmën tuaj, sepse unë jam e vetme. Kam dy fëmijë dhe kam punuar shumë për ato lekë. Për momentin s’kam lekë fare, s’kam ku shkoj. Ju lutem, më ndihmoni.”
Ky është rrëfimi i dhimbshëm i kësaj nënë, që ndihet e rrezikuar nga ky mashtrues. Por Gramozi, në përballjen me Piranjat e mohon që të ketë mashtruar, e për më tepër të ketë kërcënuar, përtej faktit se janë të gjitha të dokumentuara. Shpresojmë që autoritetet përkatëse të marrin masat e duhura dhe Nokshiqi të vuajë dënimin e merituar./ Piranjat
gramoz nokshiqi mashtrim
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 21:14
N.F
Policia
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e sotme n&eum...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 20:56
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Aksioni u zh...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 20:59
E. D
fotot ilustruese
SELENICË- Fshati Vodicë i Bashkisë së Selenicës është duke u shpopulluar për shkak të u...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 20:47
E. D
TIRANË- Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në vend. Forcat Operacionale po ushtrojnë kontrolle në zonën e Kodr&eu...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 20:15
N.F
Anija e emigrantëve
GJADËR- Mediat ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen edhe një herë drejt vendit tonë duke sh...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 20:11
E. D
foto nga vendngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin antidrogë në zonën e Kodrë...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 19:39
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se ak...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 19:15
N.F
Foto ilustruese
POGRADEC- Një 33-vjeçar nga fshati Rrëmenjë në Pogradec është denoncuar i zhdukur nga familjarët ...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 18:01
N.F
Takimi
TIRANË- Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni po zhvillojnë në Tiranë një kongres...
Aktualitet
15 Nëntor 2024, 17:54
r.ll
foto nga korca
KORÇË- Pas Thethit, Bogës dhe Shebenik, dëbora e parë ka nisur të bie edhe Korçë, ku ësht&e...