Aktualitet

Operacioni antidrogë te Kodra e Diellit 2/ Dalin pamje nga aksioni, makina e policisë hyn në rezidencë (VIDEO)

Aksioni u zhvillua te Kodra e Diellit 2. Forcat Operacionale kanë rrethuar zonën dhe zhvilluan disa kontrolle ndërsa në pranga janë vënë më shumë se 5 persona.

15 Nëntor 2024, 20:56 Nga N.F
Operacioni antidrogë te Kodra e Diellit 2/ Dalin pamje nga aksioni, makina
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Aksioni u zhvillua te Kodra e Diellit 2. Forcat Operacionale kanë rrethuar zonën dhe zhvilluan disa kontrolle ndërsa në pranga janë vënë më shumë se 5 persona.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket makina e policisë te Kodra e Diellit. Aksioni lidhet me eksponentë të krimit, që dyshohet se shpërndajnë kokainë. Gjithashtu dyshohet se të ndaluarit kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale. Po ashtu në këtë aksion, i kanë ardhur në ndihmë policisë shqiptare edhe organe ligj-zbatuese ndërkombëtare.

 

operacion antidroge ne tirane kodra e diellit

Sondazh

Poll