Aktualitet

Operacioni antidrogë te Kodra e Diellit 2, bashkëpunim me autoritetet e huaja, ndalohen disa persona

Gjithashtu dyshohet se të ndaluarit kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale.

15 Nëntor 2024, 20:11 Nga E. D
Operacioni antidrogë te Kodra e Diellit 2, bashkëpunim me autoritetet
foto nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin antidrogë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Mësohet se disa persona janë ndaluar nga policia.

Gjithashtu dyshohet se të ndaluarit kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale. Po ashtu në këtë aksion, i kanë ardhur në ndihmë policisë shqiptare edhe organe ligj-zbatuese ndërkombëtare.

Siç raportohet “shënjestra” është një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainë, ndërsa po ashtu dyshime ka edhe për një laborator kokaine në zonë.

 

operacion antidroge ne tirane

Sondazh

Poll