Aktualitet

Gjendet i pajetë një 60-vjeçar te "Ura e Gjoricës" në Dibër, dyshohet se është përplasur nga makina

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e kapjen e autorit.

15 Nëntor 2024, 17:41 Nga r.ll
Gjendet i pajetë një 60-vjeçar te "Ura e
foto ilustruese

DIBËR- Një 60-vjeçar është gjendur i pajetë në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës".

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

aksident në dibër

Sondazh

Poll