Aktualitet

U kap me kokainë dhe mijëra euro, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Gjithashtu i riu shqiptar akuzohet jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash.

15 Nëntor 2024, 17:03 Nga E. D
U kap me kokainë dhe mijëra euro, arrestohet 29-vjeçari
foto ilustruese

ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë. Gjatë kontrollit oficerët i kanë gjetur 1 kg kokainë dhe dhjetëra mijëra franga në shtëpi. Gjithashtu i riu shqiptar akuzohet jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash.

Bastisja për të ndaluar 29-vjeçarin filloi të enjten, më 14 nëntor, si pjesë e një hetimi kundër drogës të kryer nga Policia Kantonale, në bashkëpunim me oficerët e Policisë së Qytetit të Bellinzonës, me koordinimin e Prokurorit Publik Roberto Ruggeri.

Prokuroria dhe Policia dyshojnë se ai është i përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm shpërndarjeje droge për klientët vendas, por edhe mes dy zonave të kufirit Itali-Zvicër. 

policia italiane

Sondazh

Poll