Aktualitet

Mori pjesë në protestat e dhunshme kundër KFOR-it, arrestohet serbi në Mitrovicë (EMRI)

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani personi i arrestuar është i dyshuar për rastin e 29 majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar në protestën e Zveçanit.

15 Nëntor 2024, 16:37 Nga N.F
Mori pjesë në protestat e dhunshme kundër KFOR-it, arrestohet
Protesta

KOSOVË- Një serb është arrestuar mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës. Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani personi i arrestuar është i dyshuar për rastin e 29 majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar në protestën e Zveçanit.


“Rreth orës 11:00 kemi asistuar Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në veri të Mitrovicës. Personi është i dyshuar për rastin e 29 majit 2023 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, ka thënë Elshani.

Gjitashtu personi i arrestuar është identifikuar si Marko Daniç. Protestat e serbëve në veri të Kosovës janë regjistruar në maj të vitit 2023. Protestat erdhën pas zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë në katër komunat të cilat shkuan drejt përleshjeve me pjesëtarët e KFOR-it. Gjatë përleshjeve u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda.

 

arrestohet serbi ne mitrovice

Sondazh

Poll